“I shkova në shtëpi për Milanin”, Mirabeli zbulon prapaskenat e bujshme: Rakitiç më la me “pasoja”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 13:00

“I shkova në shtëpi për Milanin”, Mirabeli zbulon prapaskenat e bujshme: Rakitiç më la me “pasoja”

Pas debatit në distancë rreth një muaj më parë ai nuk foli më. Tashmë Masimiliano Mirabeli është rikthyer te intervistat, por pa kritikuar më menaxhimin e Milanit aktual.

mirabeli

Ish-drejtori kuqezi në epokën kineze, ndërkohë, ka zbuluar se Ivan Rakitiç mund të kishte veshur fanellën e “Djallit” tri sezone më parë. I pyetur mbi një lajm që kurrë nuk është zbuluar, Mirabeli pohoi: “Kur punoja ende për Milanin shkova në Barcelonë sepse dëshironim të afronim Ivan Rakitiçin. Ai po disktutone me Barçën për rinovimin, ndërsa unë dëshiroja të dija nëse dëshironte të vlerësonte edhe ndonjë ofertë tjerët. Banonte në një godinë dhe u ngjitëm me ashensor deri në apartamentin e tij.

Ivani ishte shumë entuziast, por u tregua po aq korrekt duke na thënë se do ta merrte në konsideratë propozimin tonë nëse nuk do të gjente akordin me katalanasit. Ai takim më la me “pasoja” sepse takova një profesionist që nuk mendonte për asgjë tjetër përveç futbollit.

RAKITIC MIRABELI

Çdo zgjedhje e tij, madje edhe atë më të voglat e përditshmërisë, ishte e orientuar nga karriera. Ushqim, pushim, kohë e lirë e çdo gjë tjetër ishte në funskion të stërvitjeve. Siç tashmë dihet, Ivani rinovoi me Barcelonën, por unë pata kënaqësinë e të njohurit një djalë fantastik”, u shpreh Mirabeli.

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"