I shkaktuan “traumë” Partizanit, futbollisti i Teutës: Nuk jemi të kënaqur me pikët tona, Flamurtari është i rrezikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 22:48

I shkaktuan “traumë” Partizanit, futbollisti i Teutës: Nuk jemi të kënaqur me pikët tona, Flamurtari është i rrezikshëm

Fabjan Beqja kërkon 3 pikët ndaj Flamurtarit në duelin që do e shohë Teutën përballë Flamurtarit. Por, pavarësisht se vlonjatët kanë 1001 halle, mbrojtësi e di se duhet të bëjë kujdes ndaj kuqezinjve, teksa i cilëson si një ekip që dinë të vënë në vështirësi. Në një intervistë për “Panorma Sport”, Beqja bën apel për të evituar nënvlerësimin.

fabian beqja

Fabian, protagonist ndaj Partizanit, një asist perfekt për golin dhe tri pikë për Teutën…

Jemi shumë të lumtur me 3 pikët e marra në këtë takim, por duhet të punojmë më shumë për të finalizuar më mirë, sepse edhe të mërkurën humbëm shumë raste. Të shpresojmë që të rikthehemi te fitoret radhazi, dhe të vazhdojmë marshimin.

Ju luani ndaj Flamurtarit, besoni se java do të flasë për ju, duke u ngjitur të tretët në renditje?

Ne prandaj punojmë, prandaj stërvitemi, që të marrim maksimumin ose të mundohemi të marrim maksimumin. Do të luajmë për ta fituar ndeshjen, duke respektuar në maksimum kundërshtarin. Qëllimi ynë është të luajmë ndeshjen për të fituar dhe për të vazhduar ecurinë e rezultateve.

Si e parashikoni këtë duel, duke ditur se Flamurtari është në moment të thellë krize rezultatesh?

flamurtari

Për Teutën, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Për situatën ku jemi, si dhe duke ditur që luajmë ndaj skuadrës që kërkon pikë jetike, sfida merr një rëndësi të veçantë. Skuadra është përgatitur mirë dhe situata është pozitive. Ekipi është i plotë dhe them se jemi të gatshëm për t’u përballur në këtë ndeshje.

Kujt i druheni te Flamurtari?

Flamurtari është i plotë në të gjitha repartet. Ka shumë djem të rinj, por patjetër që te ky grup ka edhe shumë lojtarë që bëjnë diferencën. Unë nuk kam dëshirë të përmend emra, por shikoj një skuadër që ka berë lojëra të mira dhe është e rrezikshme.

Me këto skuadra, a bëhet e vështirë ndeshja deri në momentin kur shënon?

Po është e vërtetë! Është për t’u marrë në konsideratë ky fakt. Në momentin që shënon, gjithçka bëhet më e lehtë, por sigurisht deri në momentin që do zhbllokohet rezultati, duhet ta vlerësojmë maksimalisht. Është e rëndësishme që të kemi përqendrimin maksimal, jo vetëm për të zhbllokuar rezultatin, por edhe për të menaxhuar takimin. Janë ndeshje shumë delikate. Ne duhet të kemi respekt për veten. Duke pasur respekt për veten, respektojmë dhe kundërshtarin.

Pas 25 javësh të luajtura, mendoni se Teuta është brenda pritshmërive?

Partizani-Teuta 1-0

Në fakt, unë dhe ekipi nuk jemi të kënaqur me pikët që kemi marrë deri tani. Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe meritonim më shumë pikë. Megjithatë, nuk është justifikim kjo gjë. Mendojmë se duhet të kishim marrë diçka më shumë dhe duhet të punojmë të rikuperojmë pikët.

ZAMIR QYPI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"