I shkaktoi dëmtim të rëndë Van Dajkut, Federata Angleze jep verdiktin për portierin e Evertonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 19:43

I shkaktoi dëmtim të rëndë Van Dajkut, Federata Angleze jep verdiktin për portierin e Evertonit

Portieri i Evertonit dhe Anglisë Xhordan Pikford i ka shpëtuar dënimit nga Federata Angleze për dëmtimin e rëndë që i shkaktoi mbrojtësit të Liverpulit Virxhil Vaj Dajk në takimin e fundit të Premier Ligës 2-2.
1280881370.jpg.0
Komisioni disiplinor pasi vlerësoi pamjet e VAR-it gjykoi se holandezi Van Dajk ishte në pozicion jashtë loje gjatë aksionit të ndeshjes dhe për këtë arsye Pikford nuk ka arsye të dënohej me karton të kuq.

Futbollisti i kampionëve të Anglisë do t’i nënshtrohet operacionit në gjurin e djathtë pasi ka dëmtuar ligamentin dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë. Ndërhyrja e ashpër e portierit anglez Pikford ngjalli irritime te tifozët, të cilët këmbëngulën që gardiani i Evertonit të penalizohej rëndë për ndërhyrjën e shkaktuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"