I shënuan Skënderbeut, Papa e Përgjini mesazh trajnerit: Duam më shumë minuta!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 16:37

I shënuan Skënderbeut, Papa e Përgjini mesazh trajnerit: Duam më shumë minuta!

Lushnjarët humbën 2-4 në shtë- pi me Skënderbeun tashmë kampion. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla arriti të surprizojë duke shkuar deri në 2-0, por më pas pë- soi katër gola në harkun kohor të 26 minutave. Për “Panorama Sport”, portieri Bejte shprehet: “Impenjimi ishte maksimal. Pak mospërqendrim dhe lodhje në pjesën e dytë dhe vlerat e Skënderbeut dihen. Mungesat ishin të rëndësishme dhe të shumta dhe kemi luajtur me djem të rinj në fushë. Megjithatë, luajtëm mirë. Po të kishim në fushë lojtarët me eksperiencë si Pepa, Sefa, mund të kishim bërë më mirë akoma të dilnim me pikë”, është shprehur Bejte.

lushnja skenderbeu

SULMI – Leonardo Përgjini dhe Enriko Papa shënuan golat e parë me fanellën verdhejeshile. Papa me një aksion fantastik ndihmoi Përgjinin të realizojë përballë Shehit, ndërsa lezhjani fitoi një penallti që Papa e shndërroi në gol. “E kishim vlerë- suar ndeshjen me Skënderbeun. Shpresoj të fitoj minutat e mia në ekip. Pavarësisht se kam shumë rivalitet me Pepën, Sefën që janë sulmues shumë të mirë. Shpresoj që sa më shpejt të kap formën time, edhe pse kanë mbetur vetëm tri ndeshje.

Të fitoj sa më shumë minuta në këto ndeshje që kanë mbetur, më shumë për besimin, veten time dhe familjen”, deklaroi për gazetën sulmuesi Përgjini. Ndërsa sulmuesi Enriko Papa u shpreh: “Paraqitja e mirë me Skënderbeun është fryt i stërvitjes që kemi bërë me profesor Ilirin. Edhe më parë kemi punuar. Besoj se të gjithë bashkë jemi stërvitur mirë dhe japim maksimumin. Të gjitha ndeshjet i kemi vlerësuar njësoj. Luaj për vete, për ekipin, për tifozët që duan të luajmë në maksimum dhe pa tolerime”, deklaroi sulmuesi Papa.

Penalltia? “Kam gjuajtur edhe më parë. Ekipi ka dy-tre goditës siç janë Pepa, Sefa. Kur më jepet mundë- sia, mund të godas. Nuk e kam asnjë problem ta bëj gol penalltinë. Jam i kënaqur që bëra mirë edhe në golin e parë duke e mbrojtur topin dhe i dhashë mundësinë Përgjinit të shënonte. I kishim golat e parë. Mundohemi të luajmë mirë. Kur të mbarojë sezoni, do të flas me drejtuesit e Lushnjës për të qëndruar”, tha Papa.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"