I shënon shpesh Partizanit, futbollisti shkodran: Ngjyra e kuqe më…’tërbon’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 13:27

I shënon shpesh Partizanit, futbollisti shkodran: Ngjyra e kuqe më…’tërbon’

Arsen Hajdari vazhdon të ndëshkojë Partizanin. Pasi i ka shënuar gjithnjë ekipit të parë, ia doli dy herë edhe ndaj të dytit. Dhe sulmuesi i Besëlidhjes e thotë “troç” që e kuqja e ngacmon.
arsen-hajdari
“Nuk di si ta shpjegoj, ndoshta më privilegjon edhe fati. Kur shoh para ngjyrën e kuqe, ‘tërbohem’ dhe dua t’i mund. Nuk mund të mënjanoj dhe zotësinë e aftësitë e mia personale, por falënderoj shokët e mi të ekipit që më furnizojnë me topa e asiste. Këtë fitore ia dedikoj tifozërisë lezhjane, e cila është e etur të shohë ekipin në elitën. Jemi plotësisht të bindur se do të ngjitemi. Besëlidhja është formatuar për Superioren dhe fitoret janë detyrim si në transfertë dhe shtëpi. Suksesi ynë nuk varet vetëm te cilësia e futbollistëve, por edhe nga vlerësimi që i bëjmë çdo kundërshtari”, u shpreh shkodrani për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"