I shënoi Totenhemit supergol, flet Nafiu: Do e kujtoj gjithë jetën këtë ditë, dikur kam qenë në nivele më të larta, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 12:01

I shënoi Totenhemit supergol, flet Nafiu: Do e kujtoj gjithë jetën këtë ditë, dikur kam qenë në nivele më të larta, por…

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Valmir Nafiu, dhuroi spektakël në ndeshjen e djeshme ndaj Totenhemit. Lojtari i Shkëndijës shënoi një gol spektakolar në pjesën e dytë.

goli i nafiut

“Do ta kujtoj gjithë jetën këtë supergol. Jam krenar që kam bërë të lumtur familjen”, ka thënë fillimisht Nafiu gjatë një prononcimi për “SuperSport” pas ndeshjes.

“Patëm edhe shans për ta bërë 1-2, por nuk e deshi fati. Pastaj përballë kishim Totenhemin dhe vetvetiu u mbrojtëm, por u ndëshkuam sërish. U ndjeva shumë mirë në fushë, edhe pse përballë kishim yje të nivelit botëror. Karriera ime dikur ka qenë në nivele më të larta, por u dëmtova dhe u desh të kthehesha sërish te Shkëndija”, deklaroi fantazisti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"