I shënoi Tiranës dy gola, Herald Marku: E besoja fitoren deri në fund, në dhomat e zhveshjes erdhi Ademi me Xhaferin dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 19:50

I shënoi Tiranës dy gola, Herald Marku: E besoja fitoren deri në fund, në dhomat e zhveshjes erdhi Ademi me Xhaferin dhe…

Herald Marku ishte heroi i Vllaznisë ditën e sotëm në fitoren 3-2 të shkodranëve ndaj Tiranës, duke shënuar 2 gola. Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori për “Gol pas Goli” është shprehur se ishte një fitore shumë e bukur dhe për këtë ai besonte deri në fund dhe ku ia dolën. Më tej ai shtoi se në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes shkoi sponsori Alban Xhaferi dhe kryebashkiakja Voltana Ademi, të cilët premtuan një premio për skuadrën.

mARKU

Ndjesia e fitores- Ishte një fitore shumë e bukur. Me lojën që po zhvillonim kisha besim te fitorja, pro të vijë në këtë mënyrë ishte akoma më e veçantë. Goditja ishte instiktive, jam një lojtar që preferoj të rri aty dhe të tentoj portën. Ndjesia është shumë e madhe. Për titullin është ende shumë herët, por ne mendojmë se është ende herët. Sot duhet të festojmë, ndërsa nesër do përgatitemi për Teutën. Unë e kam thënë edhe më parë, ne duhet t’i marrim ndeshjen një nga një.

Pozicioni i preferuar- Unë kam bërë disa role, por sigurisht ndihem mirë në mesin e fushës, një pozicion që bëj më mirë. Kam bërë gjithmonë atë që ka pasur nevojë trajneri.

Gabimi i Zogoviç- Nuk e mendova se nuk do shënonim. I shkova të gjithë lojtarëve dhe i jepja kurajë me bindjen se do shënonim. Golat e pësuar do analizohen në stërvitje. Falënderoj të gjithë djemtë për luftë. Ne japim maksimumin në stërvitje dhe ky është shpërblimi.

Ndryshimi të Vllaznia- kanë ndikuar lëvizjet në klub. Ata janë të gjithë bashkë dhe bëjnë një punë të madhe. Në stërvitje është punuar shumë taktikisht dhe thuajse i dimë të gjitha lëvizjet.

Premio- Pas kësaj fitore Xhaferi dhe Voltana Ademi na uruan dhe na premtuan një shpërblim. Ishte një shumë e madhe, por nuk mund ta themi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"