I shënoi Teutës me një aksion shumë të bukur, flet Haruni: I lumtur për golin, nuk u kuptua kush ishte në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 9:38

I shënoi Teutës me një aksion shumë të bukur, flet Haruni: I lumtur për golin, nuk u kuptua kush ishte në fund

Shaqir Haruni ishte “heroi” i Flamurtarit. Diti që ta shfrytëzonte atë vertikalizim fantastik të Indio Oliverës, duke treguar klas në kontroll topi, driblim dhe goditje.bandicam 2020-03-08 14-14-48-704

Mesfushori 20-vjeçar shprehet i lumtur për golin gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, por në të njëjtën kohë “thumbon” kundërshtarin. “Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë, mendoj se do të na shërbejë shumë për vazhdimësinë. Ekipi tregoi forcë dhe karakter, aq sa nuk dallohej që po luante vendi i fundit me të katërtin.

Sa i përket golit, jam më shumë se i lumtur. Shpresoj që të shënoj çdo javë dhe të ndihmoj ekipin. Golin dua t’ia dedikoj mamasë sime. A po përgatitemi për të Parën? Ne jemi të përqendruar për të respektuar garën deri në fund, duke luajtur çdo ndeshje si të jetë finale.

Kemi nevojë për pikë dhe do të bëjmë ç’është e mundur deri në fund. Për pjesën e rënies, më mirë se unë e di klubi dhe presidenca”, përfundoi Haruni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"