I shënoi supergol skuadrës ku është ende nën kontratë, Daci: Nuk ishte sinjal për Kukësin, do vazhdoj me gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2022 | 19:21

I shënoi supergol skuadrës ku është ende nën kontratë, Daci: Nuk ishte sinjal për Kukësin, do vazhdoj me gola

Klejdi Daci erdhi te Teuta në formë huazimi nga Kukësi në muajin janar dhe dje arriti të shënonte një supergol në portën e skuadrës ku është nën kontratë.

daci

Sulmuesi foli pas ndeshjes për “Panorama Sport”, duke treguar emocionet e golit ndaj ish-ekipit, por edhe për situatën në këtë fund sezoni.

“Mendoj se ishte një fitore e merituar. Falënderoj të gjithë çunat për ndeshjen që bënë. E nisëm lojën mirë, por më pas u kthyem disi mbrapa dhe u ndëshkuam. Gjithsesi, pjesën e dytë e nisëm me vrull dhe arritëm të shënonim sërish. Realisht ishte një fitore qetësie për ne.

Djemtë treguan karakter dhe bënë një ndeshje shumë të mirë”, theksoi fillimisht Daci, ndërsa i ngacmuar për golin në portën e Kukësit, u shpreh:

“Unë jam profesionist dhe po bëj punën time për të shënuar. Ndodhi të ishte ndaj Kukësit, por nuk mund ta quaj si mesazh apo diçka tjetër. Jam i lumtur që shënova dhe shpresoj mos të ndalem këtu”.

Sa i përket ndeshjes së radhës me Tiranën dhe synimit për t’iu larguar sa më shpejt zonës së ftohtë, 23-vjeçari deklaroi:

“Duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë, pasi kemi edhe pesë ndeshje të tjera dhe asgjë nuk ka mbaruar. Fokusi ynë duhet të jetë te Tirana dhe besoj se me këtë lojë do të vazhdojmë me rezultate pozitive”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"