I shënoi Partizanit, bomberi Harmon: Asgjë e pamundur, Laçi do kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 11:29

I shënoi Partizanit, bomberi Harmon: Asgjë e pamundur, Laçi do kreun

Liberiani i Laçit, Van Dejv Harmon, shënoi golin e pestë këtë sezon në Superligë, duke u dhënë një pikë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë laçianëve, të cilët janë ende aty në garë për titullin. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” pas ndeshjes, 25-vjeçari shprehet i kënaqur për golin, por pohon se ka bërë detyrën dhe do të kënaqej më shumë po të kishin dalë me tri pikë.

harmon

GOLI – “Nuk mund të them se kisha ndonjë ndjenjë të veçantë që shënova gol, sepse nuk është hera e parë që e bëj këtë. Kjo është detyra ime dhe më vjen mirë që shënova. Ne respektojmë kundërshtarët dhe mund të them se jemi të kënaqur me barazimin.

TITULLI – “Asgjë nuk është e pamundur për vendin e parë, sepse kështu është futbolli. Në fillim e nisin me zero pikë të gjithë dhe mund të arrijmë atje në krye”, u shpreh fillimisht sulmuesi i kurbinasve.

NUABUEZE – “Unë nuk kam konkurrencë me Nuabuezen, ai është shumë lojtar i mirë. Nuk luftoj kundër atij, por i lutem Zotit që të bëj më të mirën time. Kukësi? Shohim përpara për të bërë më të mirën në çdo ndeshje”, e mbylli prononcimin e tij autori i golit për Laçin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"