I shënoi katër gola Kamzës, ish-sulmuesi i Teutës transferohet tek Rizespori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 17:22

I shënoi katër gola Kamzës, ish-sulmuesi i Teutës transferohet tek Rizespori

Sulmuesi i përfaqësueses kosovarë të futbollit, Vedat Muriqi, është larguar nga ekipi turk i Genclebirligi për tu transferuar te Rizespori në ligën e dytë turke.

fati-i-muriqit-dihet-brenda-dy-dit-euml-ve_hd-1200x630

Kujtojmë që Muriqi ishte autori i katër golave të shënuara ndaj Kamzës në miqësoren që këta të fundit luajtën para disa ditësh me ish ekipin e kosovarit.

Besa-Kukesi-2-0-kryesore

Sulmuesi 23-vjecar ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar me Teutën dhe Besën, ndërsa është një futbollist i formuar ne akademinë e Lirisë së Prizrenit.

vedati-780x439

Muriqi ka luajtur edhe për shpresat e Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, por në fund ai zgjodhi të luante për përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën ka luajtur 7 ndeshje deri tani dhe ka shënuar 1 gol.

BZ8UecGCQAAy2GA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"