I shënoi ish-skuadrës, Jonuzi: Te Kukësi nuk më dhanë mundësinë që meritoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2017 | 12:41

I shënoi ish-skuadrës, Jonuzi: Te Kukësi nuk më dhanë mundësinë që meritoja

Fjoart Jonuzi shkaktoi drithërima dje në stadiumin “Zeqir Ymeri”, duke barazuar përkohësisht rezultatin. Mesfushori kuksian i Laçit, i kontaktuar pas ndeshjes nga “Panorama Sport”, deklaroi:

jonuzi

“Jam i kënaqur për golin, por natyrisht i zhgënjyer për humbjen, pasi duhej të kishim marrë pikë. Ndjesia ishte e veçantë, pasi i shënova ekipit të vendlindjes. Nuk ishte një gol hakmarrjeje, pasi unë bëra detyrën time. Te Kukësi nuk më dhanë mundësinë që meritoja, prandaj u largova.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"