I shënoi Interit në “San Siro”, Piter Olainka sfidon Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 17:21

I shënoi Interit në “San Siro”, Piter Olainka sfidon Barcelonën

Pas golit të shënuar në “San Siro” kundër Interit dhe ndeshjes së mirë që zhvilloi ndaj Dortmundit, Peter Olainka pret të bëjë një tjetër mbrëmje magjike në Ligën e Kampioneve.

olainkaa inter

Përballë ka Barcelonën e yjeve, por ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk trembet. Ka punuar dhe ka sakrifikuar për të arritur deri në këto nivele dhe tani thjesht po e shijon këtë ndeshje.

Olainkia pritet që të jetë titullar, ndërsa trajneri i Slavias së Pragës, Tripovski, thotë se ai që do të ndalë Leo Mesin do të mbahet mend gjatë në histori. “Është e pamundur. Një lojtar i tillë është i frikshëm dhe mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment. Kush e ndal Mesin futet në histori”, tha Trpisovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"