I shënoi golin e parë, kroati Rebiç: Doja t’i merrja fanellën Mesit, por pas ndeshjes…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 22:51

I shënoi golin e parë, kroati Rebiç: Doja t’i merrja fanellën Mesit, por pas ndeshjes…

Fitorja e Kroacisë ndaj Argjentinës, bëri bujë në të gjithë botën, por gjithashtu krijoi edhe shumë debate për formën e ekipit “albiçeleste” e në veçanti të Lionel Mesit. Është autori i golit të parë, Ante Rebiç, që shprehet se kishte menduar të kërkonte fanellën e “pleshtit” te Argjentina, por ndërroi mendim pas ndeshjes.

rebic mesi

“E kisha menduar që t’i kërkoja fanellën Mesit, e doja për një mikun tim që është tifoz i madh i tij. Por, argjentinasit bënë një paraqitje aq të keqe, dhe në fund ndërrova mendim. Të jem i sinqertë, prisja më shumë prej tyre. Të paktën prej lojtarëve që luajnë në Premier Ligë, që janë mësuar me një ritëm të lartë loje. Jam edhe i zhgënjyer nga mungesa e fair play në lojë, për të mos përmendur si na provokuan.” – deklaroi Rebiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"