I shënoi golin e dytë Tiranës, Bytyçi: Jam i motivuar, falenderoj tifozët që më mbështesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 16:02

I shënoi golin e dytë Tiranës, Bytyçi: Jam i motivuar, falenderoj tifozët që më mbështesin

Mbrojtësi Altin Bytyçi ishte autori i golit të dytë të Kukësit ndaj Tiranës. Pas sfidës, futbollisti nga Suhareka u shpreh se kanë mbështetjen maksimale nga trajneri Hallaçi dhe tek njëri tjetri. Ndër të tjera, Bytyçi falenderoi tifozët që vijnë nga vendi i tij për ta mbështetur.

bandicam 2023-01-29 15-44-47-372

“Kemi mbështetjen maksimale nga trajneri Hallaçi, por edhe tek njëri-tjetri dhe prandaj bëmë maksimumin. Punojmë jashtëzakonisht shumë në goditje standart dhe ato na sollën fitoren me dy gola. Zakonisht unë luaj me 4, që do të thotë me 2 qendërmbrojtës dhe 2 në krah, edhe me këtë skemë është mirë. Fakti që isha në formacionin e javës më ndihmoi që të vazhdoj përpara me motivin më të madh që kam, që të tjerët të më udhëheqin mua dhe unë ata. Unë jam prodhim i akademisë së Kukësit, por të gjithë tifozët që më mbështesin dhe vijnë nga vende të tjera unë i falenderoj shumë”, u shpreh Bytyçi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"