I shënoi ekipit të Maradonës, Bakaj: Dua sa më shumë gola, fituam pas një lodhje të paparë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 12:45

I shënoi ekipit të Maradonës, Bakaj: Dua sa më shumë gola, fituam pas një lodhje të paparë

Shaktjor Soligorsk mori tre pikë me vlera në transfertën ndaj Dinamo Brestit, klubit më të ri ku president është Diego Armando Maradona. Protagonist në këtë fitore të ekipit bjellorus ishte edhe Elis Bakaj, i cili shënoi goli e dytë, me penallti, në fitoren 1-3 të ekipit të tij.

Bakaj

Duke folur pas ndeshjes, Bakaj deklaroi se nuk e nisën siç duhet takimin, por ia dolën të sfidojnë lodhjen. “Nuk e nisëm mirë ndeshjen, sepse tre ditë më parë kishim luajtur në Uells. Udhëtim me avion e autobus. Por, sidoqoftë menaxhuam situatën dhe arritëm të përmbysnim. Jam i kënaqur për  golin dhe për fitoren e arritur. Nuk mund ta mohoj kënaqësinë që kam për të shënuar apo dhënë sa më shumë asiste. Jam i kënaqur që po kontribuoj    në arritjen e ekipit tim” – deklaroi Bakaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"