I shënoi 3 gola Gjermanisë, zbulohet futbollisti që ka fiksim talenti Ferran Torres

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 19:31

I shënoi 3 gola Gjermanisë, zbulohet futbollisti që ka fiksim talenti Ferran Torres

Ferran Torres do të bëjë epokë. Madje ka nisur ta bëjë. Do të jetë pikë referimi për futbollin spanjoll. Është vetëm 20 vjeç dhe po shndërrohet në motorin e kombëtares. Ambicien e tij për të qenë çdo ditë më i mirë po e tregon ndeshje pas ndeshjeje. Nga djaloshi që luajti Botërorin e 17- vjeçarëve kundër Anglisë nuk ka mbetur shumë gjëra.

Spain v Germany - UEFA Nations League

Në atë kohë u përball me Fodenin në finale, ndërsa 3 vite më vonë janë miq te Mançester Siti. Ferran Torres ka vetëm diçka në mendje. Është i fiksuar: Dua të jem numri 1, dua të jem numri 1, dua të jem numri 1. Kjo është fraza e tij në fillimin dhe përfundimin e ditës. Kjo është mënyra e tij e të menduarit dhe filozofia e tij. E nesërmja është shumë e largët për Ferran Torresin.

Shumë pak lojtarë në moshën e tij e tregojnë diçka të tillë. Në një nga stërvitjet përpara ndeshjes me Gjermaninë, ish-lojtari i Valencias nuk ishte aspak i kënaqur për mënyrën si kishin shkuar gjërat. Ai dëshiron të bëhet si Kristiano Ronaldo dhe nuk e ka braktisur idenë e tij. Ka admirim dhe pasion për portugezin. Mjafton të shohësh se si është transformuar në aspektin fizik. Po punon shumë dhe ka fituar një muskulaturë të frikshme.

Punon çdo ditë dhe në qetësi. Ai nuk ka frikë që ta krahasojnë me Ronaldon sepse dëshiron të bëhet numri një. Është në rrugën e duhur sepse po punon me Pep Guardiolën në skuadrën e tij dhe me Luis Enriken te kombëtarja. Ata të dy kanë për qëllim që ta bëjnë sulmues dhe ta avancojnë më shumë në fushën e lojës, prandaj e ardhmja për Ferran Torresin është e ndritur. Me kombëtaren debutoi në shtatorin e kaluar dhe që nga ajo ditë është rritur hap pas hapi.

16057014672800

Ka luajtur 6 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Ai është ylli i ri i Spanjës. Me tre golat e shënuar kundër Gjermanisë i ka mahnitur dhe i ka emocionuar të gjithë. Gjyshi i tij ka shpërthyer në lot. “Nuk di çfarë të them. Më ka bërë të lumtur. Ishte një nga mbrëmjet më të bukura të jetës time. Jemi të gjithë shumë krenarë”, thotë gjyshi i sulmuesit të Spanjës. Por pavarësisht 3 golave, Ferran Torres nuk është i plotësuar. Ai kërkon akoma më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"