I sfidon më 19 maj, Niko Kovaç “presion” Bajernit: E mund në finale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 12:39

I sfidon më 19 maj, Niko Kovaç “presion” Bajernit: E mund në finale…

Niko Kovaç ishte pas marrëveshjes së arritur me skuadrën bavareze, shumë i kritikuar nga tifozët e Frankfurtit. Por që pas ditës së mërkurë, duket se marrëdhëniet janë zbutur midis palëve. Më 19 maj, ai do të luajë në Berlin finalen kundër bavarezëve. 46- vjeçari tregoi me kualifikimin ndaj Shalkes, që skuadra nuk u prek nga lajmet e fundit për transferimin e tij te Bajerni. Ai ishte mjaft i emocionuar pas ndeshjes, duke komplimentuar skuadrën për këtë sukses të arritur.

Kovac4

“U treguam të gjithëve që jemi Aintrahti. Qëndrojmë të bashkuar si ekip. Disa që donin të na përçanin në këtë fazë të sezonit, nuk ia arritën dot”, tha kroati, duke shtuar: “Jemi Aintrahti i Frankfurtit dhe sigurisht që kërkojmë të fitojmë kupën, këtë donim edhe në sezonin e kaluar kur luajtëm ndaj Borusias, gjithashtu për finalen e kupës. Tani, përpara është Bajerni, por ne duam të fitojmë”. Kritika për trajnerin në largim nuk ka. Kështu mendon edhe drejtori sportiv i skuadrës, Bruno Hybner.

“Kritikat ndaj Nikos nuk janë të drejta. Ai është një njeri shumë i sinqertë, që tregon gjithmonë të drejtën. Skuadra luajti edhe pak për trajnerin sot (të mërkurën)”. Nuk mund të mungonte edhe një deklaratë e Fredi Bobbiç. “Midis Niko Kovaçit dhe meje nuk ka pasur kurrë asnjë problem. Në ditët e kaluara ka qenë pak situatë e turbullt, por kemi vazhduar rrugën. Duhet të shikojmë përpara dhe të çojmë deri në fund këtë rrugë të suksesshme që kemi nisur.

Ky është objektivi ynë”. Këtë e pohoj dhe Kovaç. “Ju siguroj që te ne është çdo gjë në rregull.” Por tani vjen dhe pjesa më e vështirë. Në finale presin kampionët e Gjermanisë. Por trajneri shmangu pyetjen e gazetarëve për marrëveshjen më bavarezët, duke u fokusuar tek aspekti sportiv i skuadrës së Bajernit. “Të gjithë e pamë dominimin e Bajernit në fitoren 2-6 ndaj Leverkusenit ditën e martë. Çfarë na pret në Berlin, nuk është asgjë”, tha ai duke iu referuar sezonit në përgjithësi të skuadrës së tij.

Kovac

Frankfurti renditet i gjashti në tabelë dhe shanset për të shkuar në Europë janë reale, falë punës së palodhur të Kovaçit. “Në Berlin mund të tregoj se çfarë bëj”, ishte shprehur pas ndeshjes drejtori sportiv i Frankfurtit, duke u lëshuar një sfidë direkt bavarezëve. Skuadra e Niko Kovaçit shkon për herë të dytë radhazi në finalen e kupës së Gjermanisë, ku vjet nuk arriti të fitonte ndaj Dortmundit.

Por këtë sezon, edhe pse kundërshtari është shumë herë më i fortë se ai i vitit të kaluar, trajneri beson se skuadra e tij ka shanse të triumfojë. Frankfurti është duke zhvilluar një sezon perfekt nën drejtimin e kroatit, që ka sjellë në klub një mentalitet të ri. Skuadra luan një futboll të bukur dhe ka rivalizuar denjësisht skuadra të forta dhe me traditë në Bundesligë. Rasti i fundit ishte ai i gjysmëfinales ndaj Shalkes në Gelsenkirshen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"