I rritur te Juventusi, talenti shqiptar zbulon: Mora ftesë nga Reja, por Koronavirusi ndaloi gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 23:45

I rritur te Juventusi, talenti shqiptar zbulon: Mora ftesë nga Reja, por Koronavirusi ndaloi gjithçka

I rritur në akademinë e Juventusit, tashmë talenti shqiptar, Franccesko Tahiraj aktivizohet me Hajdukun e Splitit në Kroaci.

sddefault

Në një prononcim të dhënë së fundmi, talenti shqiptar ka zbuluar se do kishte marrë edhe ftesën nga Kombëtarja për ndeshjet miqësore, pro Koronavirusi prishi gjithçka.

Nuk ka qenë e lehtë për mua që të kaloj nga Italia në Slloveni duke përfshirë këtu ndarjen nga familja. Në moshën 18 vjeç kalova në Slloveni e ndenja 3 vite ku u rrita, tani jam në Kroaci dhe ndihem shumë mirë.

Normalisht Juventusi është ekipi i zemrës dhe jam rritur në Torino. Kalimi te Juventusi është ëndrra ime për të ardhmen.

Kombëtarja? Mua ftesa më ka ardhur, por fatkeqësisht Koronaviurusi na prishi planet. Isha i ftuar për ndeshjet me San Marino dhe Slloveninë. Nuk mund të them më shumë se kaq, por kjo varet nga ecuria ime në fushë.”, u shpreh Tahiraj për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"