I riktheu shkëlqimin Italisë, Mançini me mesazh për shqiptarët: Ne në kombëtare i kemi 4, ju duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:50

I riktheu shkëlqimin Italisë, Mançini me mesazh për shqiptarët: Ne në kombëtare i kemi 4, ju duhet të…

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari.

 roberto-mancini-italy-2019_djsdd1l34bmkz4q4cte2a9bj

Gjatë ditëve të fundit përmes video-mesazheve këtë iniciativë e kanë përshëndetur dhe vlerësuar shumë emra të njohur të trajningut italian. Mesazhi i radhës ka ardhur nga trajneri io kombëtares së Italisë, Roberto Mançini, i cili në karrierën e tij ka drejtuar klube të njohura evropiane si Fiorentina, Lacio, FC Inter, Mançester Siti, Gallatasaraj dhe Zenit Shën Petersburg.

Mançini ka këshilluar të gjithë të interesuarit të mos e humbasin mundësinë për të ndjekur këtë kurs mjaft të rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për të fituar një profesion mjaft të kërkuar në botën e futbollit modern.

“Kjo video është për të nxitur djemtë shqiptarë që bëhen gati për të nisur kursin e përgatitësit atletik. Unë besoj se përgatitësi atletik sot është një figurë mjaft e rëndësishme për skuadrat e futbollit, sepse duke pasur shumë lojtarë në dispozicion ndonjëherë duhen më shumë se një përgatitës atletik për skuadër.
Në fakt, ne në kombëtaren e Italisë kemi 2-3 apo me raste edhe 4 përgatitës, pra janë shumë të rëndësishëm për trajnerin, janë shumë të rëndësishëm për skuadrën. Të kesh ndihmën e përgatitësit atletik është diçka thelbësore, sepse përgatitësi arrin të kuptojë situatat dhe momentet ku duhet të punohet më shumë, ku duhet të punohet më pak, ku mund të ndihmohet trajneri.

Kështu që djem shqiptarë, ju sugjeroj ta frekuentoni kursin, sepse sigurisht që do t’ju ndihmojë të përmirësoheni, do t’ju shërbejë për të ndihmuar trajnerin tuaj dhe sigurisht do t’ju përmirësojë. Sepse frekuentimi i kurseve kaq të rëndësishme është një ndihmë e madhe për të ardhmen tuaj dhe për punën tuaj. Përqafime nga Roberto Mançinit dhe mirupafshim!”, – thotë Mançini në mesazhin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"