I ri por tepër i fortë, ekipi italian nuk duron më! “All-in” për Marash Kumbullën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 23:12

I ri por tepër i fortë, ekipi italian nuk duron më! “All-in” për Marash Kumbullën

Lacio është hedhur në sulm “all-in” për mbrojtësin mjaft të talentuar të Hellas Veronës, Marash Kumbulla, sipas “Tuttosport”.

kumbula

Emri i Kumbullës është lidhur shumë me skuadrën e Interit apo dhe Napolit, ndërsa së fundmi në garë për të është futur dhe Arsenali.

marash-kumbulla

20 vjeçari shqiptar ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm, duke treguar mjaft personalitet në fushën e lojës, prandaj dhe ka tërhequr vëmendjen e plot klubeve të mëdha.

kumbulla-850x450

Falë kombësisë së tij kërkon të përfitojë dhe Igli Tare për ta sjellë te skuadra e Lacios, por gjithsesi do të jetë e vështirë paksa, përshkak dhe të çmimit që i ka vendosur Verona (30 milionë euro), krahas konkurrencës së madhe.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"