“I ri dhe gati të përballet me më të fortët”, media e madhe spanjolle elozhe Kumbullës: Ndali Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2020 | 0:03

“I ri dhe gati të përballet me më të fortët”, media e madhe spanjolle elozhe Kumbullës: Ndali Ronaldon

Vetëm një mrekulli do të bëjë që Marash Kumbulla të vazhdojë të luajë përsëri për Hellas Veronan sezonin e ardhshëm. Kështu e nis shkrimin e saj “El Mundo Deportivo” për mbrojtësin shqiptar mjaft të talentuar.

marash kumbulla

Ajo flet me fjalë të mëdha për 20 vjeçarin shqiptar, për të cilin thotë se ka dëshmuar që është gati të përballet me lojtarët më të fortë, gjë të cilën e dëshmoi dhe në ndeshjen kundër Juventusit të Ronaldos në shkurt, në atë fitore 2 me 1, pak para se të pezullohej futbolli.

kumbula

Për Kumbullën interesohen mjaft skuaudra italiane, vazhdon raportimi. Napoli është ai që e dëshiron si zëvendësues të Kolibali që pritet të largohet.

kumbulla

Juventusi po ashtu kërkon shërbimet e futbollistit të Veronës, pavarësisht se në skuadrën e saj ka plot mbrojtës. Mirëpo, skuadra më favorite është Interi, që është gati të paguajë plot 30 milionë euro për ta veshur zikaltër mbrojtësin 1.90 cm.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"