I puthte dorë në makinë, Aguero kapet mat me një bionde në Los Anxhelos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 10:34

I puthte dorë në makinë, Aguero kapet mat me një bionde në Los Anxhelos

“The Sun” ka fotografuar yllin e Mançester Sitit, Serxho Aguero, duke shijuar jetën e natës në Los Anxhelos dhe u larguar nga klubi me një Mercedes G-Class që kushton më shumë se 160 mijë euro, në praninë e dy biondeve misterioze dhe miqve të tij.

manchester-city-ace-sergio-aguero-heads-to-la-nightclub-in-140000-mercedes-g-class-with-tattooed-blonde-and-pals

Sulmuesi argjentinas e shfrytëzoi pushimin e tij me kombëtaren për t’u dëfryer në një prej klubeve më ekskluzive të Los Anxhelosit, “The Warwick”. Një prej vajzave që shoqëronin ish-dhëndrin e Maradonës, i dhuroi edhe një puthje paparacit të “The Sun”, ndërsa Aguero i puthte dorën asaj brenda në makinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"