I propozoi ulje rroge, Partizani dhe Batha i lënë kohë njëri-tjetrit për rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 21:56

I propozoi ulje rroge, Partizani dhe Batha i lënë kohë njëri-tjetrit për rinovimin

Rinovimi i kapitenit Idriz Batha ka qenë kryelajmi i mediave sportive gjatë ditës së djeshme. Por, për palët, kjo çështje nuk është prioritare, pasi për momentin “demat” janë fokusuar te dy ndeshjet e radhës, ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, ku mund të varet edhe fati sezonal i Partizanit.

Batha

Mësohet se palët i kanë lënë kohë njëri-tjetrit, ndaj çështja e rinovimit të Bathës me Partizanit pritet të zgjidhet në fund të sezonit. Dëshira e mesfushorit është që të mbetet i kuq, por mund të largohet vetëm nëse ka ndonjë ofertë nga jashtë. Nëse vendoset që bashkëpunimi mes palëve të vijojë më tej, parashikohet që kapiteni të përfitojë një rrogë më të mirë se aktualja, ndonëse u fol se ka pasur tentativa për një zbritje të termave financiarë. E njëjta strategji do të ndiqet edhe me lojtarët e tjerë që u mbaron kontrata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"