I përzgjedhuri i Murinjos për repartin difensiv, Roma nis tratativat me mbrojtësin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 16:40

I përzgjedhuri i Murinjos për repartin difensiv, Roma nis tratativat me mbrojtësin e Barcelonës

Roma e Zhoze Murinjos ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, me klubin verdhekuq që i ka dhënë dorë të lirë teknikut portugez në përzgjedhjen e objektivave të merkatos, ku i radhës duket të jetë mbrojtësi i Barcelonës, Klement Lenglet.

klement lenglet

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, Murinjo i ka kërkuar Romës të bëjë një përpjekje për të transferuar francezin duke e përzgjedhur atë si përforcimin e duhur për repartin difensiv, me 27-vjeçarin që nuk është duke kaluar një moment pozitiv te gjigantët e La Ligas.

Lenglet ka një kontratë deri në vitin 2026 me Barcelonën, por klubi katalanas duke parë dhe formën e tij gjatë sezonit të fundit do të ishte e gatshme të ulet në bisedime për ta lënë të largohet në rast të një oferte që do të përmbushte pritshmëritë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"