I përfundoi kontrata me Tiranën, mbrojtësi i njohur pranë firmës me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 15:30

I përfundoi kontrata me Tiranën, mbrojtësi i njohur pranë firmës me Dinamon

Një tjetër emër në merkaton e Dinamos është ai i qendërmbrojtësit Zhozelin Behiratçe. Kontrata e tij me Tiranën ka përfunduar dhe lojtari nga Bregu i Fildishtë duket se ka në plan të ndërrojë ambient, por dëshirën e madhe e ka për të luajtur në një kampionat jashtë Shqipërisë.

behiratce

Nëse kjo dëshirë nuk realizohet dhe ai qëndron në Superiore, atëherë shanset më të mëdha për ta pasur këtë lojtar i ka Dinamo.

Dhe në këtë rast nuk është vetëm çështje lekësh. Miqësia që ortaku i bluve, Kristjan Gjidodaj, ka me agjentin e lojtarit afrikan, luan rol vendimtar në këtë histori.

“Panorama Sport” mëson madje se garës për Behiratçen i është shtuar ditët e fundit edhe Partizani. Afrikani është në moshë të re dhe tashmë e njeh shumë mirë futbollin shqiptar, ndaj dhe te Dinamo janë të gatshëm për të firmosur me të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"