I përfshirë në trafikun e drogës, arrestohet ish-futbollisti i gjigantëve të La Liga-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2022 | 21:35

I përfshirë në trafikun e drogës, arrestohet ish-futbollisti i gjigantëve të La Liga-s

Ish-futbollisti i Gironës, David Kanas është arrestuar për shkak se është përfshirë në trafikun e drogës. Përvec atij në pranga kanë rënë edhe 13 persona të përfshirë.

L'exjugador del Girona, David Cañas, detingut en una operació per narcotràfic - Diari de Girona

Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 kilogramë e gjysmë kokainë, gati një kilogram amfetaminë, më shumë se gjysmë kilogram heroinë dhe gati 250 mijë euro cash. 

Operacioni ‘Markimi’ ka nisur në shkurt të këtij viti me identifikimin e një automjeti në të cilin Garda Civile gjeti një sasi të madhe parash, të cilat shoferi nuk e justifikonte dot origjinën.

Si rezultat, filloi operacioni në të cilin është zbuluar ky rrjet i dyshuar trafikut ndërkombëtar të drogës. 

Grupi lëvizte një sasi të madhe droge që vinte nga Amerika e Jugut, prandaj që ata bënin udhëtime të shpeshta në Kolumbi dhe Republikën Domenikane për të organizuar dërgesat.

David Cañas revela que acaba de superar un cáncer - AS.com

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"