“I paske lëshuar pëllumbat…”, ja si Sabjen Lilaj ngacmon portierin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 17:41

“I paske lëshuar pëllumbat…”, ja si Sabjen Lilaj ngacmon portierin vlonjat

Në kushte izolimi dhe dalje të kufizuara jashtë shtëpisë, natyrshëm të gjithë i janë vërsulur rrjeteve sociale për të kaluar kohën. Një foto e postuar në “Facebook” nga portieri i Flamurtarit, Shpëtim Moçka, duke qenë vetëm në shëtitoren e “Lungo Mares” në Vlorë, ka bërë që të vijnë ngacmime nga më të ndryshmet.90391672_644333953085116_306223145205891072_n

Mesfushori korçar, Sabjen Lilaj, i cili luan Izarel me klubin Sektzia Nes Tziona, ka qenë i pari që ka ironizuar me Moçkën për vetë situatën që po kalon vendi pas përhapjes së koronavirusit. “I paske lëshuar pëllumbat o gjigand…”, i shkruan Lilaj.

Ndërsa përgjigjia e Moçkës është e menjëhershme. “Ore izraelit, gjallë je ti apo ku të gjen gjë ty…”. Më pas Lilaj e kalon gjithçka me një buzëqeshje.

fg

Futbollistët janë miq prej vitesh, duke qenë bashkë pjesë e Kombëtareve të moshave për një periudhë jo të vogël. Ndërkohë, edhe ish-kapiteni i Flamurtarit dhe Luftëtarit, Orjad Beqiri, nuk e ka lënë “rehat” portierin.orjad beqiri

“Foto për llotarinë amerikane është kjo?”, i shkruan mbrojtësi që luan me Besën në Kategorinë e Parë. Moçka i tregon Beqirit se kështu ndodh kur del nga karantina pas një jave. Ngacmimi vazhdon nga vlonjati, teksa i kujton “gardianit” pagat e padhëna nga klubi.

ghy

“Shpëtim Moçka, mos dil më se nuk ke marrë as rrogën për të paguar gjobën”. Mirëpo, përgjigjia e portierit është ironike: “Do na i paguaj bashkia për shërbimin që po i bëjmë…”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"