I pakënaqur te Barcelona, mbrojtësi i katalanasve nis bisedimet me gjigandin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 9:41

I pakënaqur te Barcelona, mbrojtësi i katalanasve nis bisedimet me gjigandin e Premier Ligës

Pas sezonit zhgënjyes ku Liverpuli mbeti jashtë katër vendeve të para dhe nuk do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm, skuadra e Jyrgen Klopit ka nisur menjëherë punën për merkaton.

barselona-ne-smogla-zayavit-kunde-zhyul-propustit-match-s-rajo-valekano_1660414706872032005

“Reds”-at kanë bërë një ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, Zhyl Kunde, por Barcelona kërkon 52 milionë paund për kartonin e mbrojtësit francez, i cili ka çuditur drejtuesit e kampionëve të Spanjës, pasi dëshiron që të largohet nga “Camp Nou” vetëm një vit pasi u transferua te katalanasit për 46 milionë paund.

Kunde është aktivizuar shpesh jashtë pozicionit të tij nga trajneri Ksavi këtë sezon dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi te 24-vjeçari, i cili është i hapur për t’u larguar nga Barça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"