I pakënaqur te Bajerni, Tomas Myler mund të përfundojë përkrah Klop

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2017 | 22:25

I pakënaqur te Bajerni, Tomas Myler mund të përfundojë përkrah Klop

Mediat angleze janë të bindura: Tomas Myler nuk e ka të gjatë te Bajern Mynih dhe destinacioni i tij i ardhshëm është Anglia, futbollisti nuk po aktivizohet rregullisht nga trajneri Karlo Ançeloti te bavarezët, duke përfunduar shpesh në stol.

458225634

Edhe pse klubi ka përgënjeshtruar vazhdimisht problemet mes palëve dhe ndonjë largim të mundshëm të sulmuesit, mediat britanike e bëjnë thuajse fakt të kryer lamtumirën e tij në janar dhe kanë bërë listën e klubeve që janë të gatshëm të firmosin me futbollistin në fjalë.

die-beiden-verstehen-sich-thomas-mueller-und-juergen-klopp-

Kohë më parë është folur për interesin e Çelsit dhe Arsenalit për lojtarin, por tani kandidati kryesor duket Liverpuli, pasi trajneri Jurgen Klop adhuron futbollistin dhe do të dëshironte ta kishte në radhët e skuadrës së tij. Në mediat angleze parashikohet një luftë e ndezur mes tre klubeve dhe oferta për kartonin e tij që mund t’i afrohen 100 milionë eurove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"