I padëshiruari i Murinjos bëhet i padiskutueshëm te Roma. Kumbulla: Tani po mbledh frytet e punës së këtyre muajve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 23:44

I padëshiruari i Murinjos bëhet i padiskutueshëm te Roma. Kumbulla: Tani po mbledh frytet e punës së këtyre muajve

Marash Kumbulla është kthyer brenda pak muajsh nga një lojtar i padëshiruar nga Murinjo te Roma, në liderin e prapavijës së verdhekuqve. Paraqitjet e tij pozitive po ndihmojnë Romën në këtë pikë të sezonit, ndërsa tani ai po jep kontribut edhe në sulm duke shënuar me fanellën e kësaj skuadre, siç bëri në kualifikimin ndaj Leçes në Kupë.

kumbulla

“E nisëm ndeshjen me luhatje, por pastaj u munduam që të rritim ritmin. Jam i lumtur për golin, e pastaj në pjesën e dytë kemi rritur ritmin për të fituar sfidën”, komentoi Kumbulla pas ndeshjes, ku pranoi se tashëm ishte në formë më të mirë.

“Tani po mundohem të mbledh frytet e punës që kam bërë në këto muaj. Tani po ia dal’, theksoi ai.

“Ndeshjen e sotme duhej ta fillonim në një mënyrë tjetër, me një sjellje me më shumë krijim loje. Tani të mendojmë për ndeshjen e të dielës, pastaj të mendojmë për Kupën”, ishin fjalët e mbrojtësit kuqezi pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"