I padëshiruar te Çelsi, Kampioni i Botës nis kërkimin për një ekip tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 15:44

I padëshiruar te Çelsi, Kampioni i Botës nis kërkimin për një ekip tjetër

Pas 7 vitesh tek Çelsi, mesfushori francez N’Golo Kante do të largohet nga klubi. Është mësuar se blutë e Londrës nuk dëshirojnë t’i rinovojnë kontratën futbollistit. Sipas raportimeve nga ekspertët e merkatos, lojtari mund të qëndrojë në Angli. Arsenali ose Totenhemi mund të ishin dy opsione shumë të mira për francezin.

kante

31-vjeçari ka fituar një Premier League, një FA Cup, një Champions League, një Europa League, një Superkupë UEFA dhe një Botëror për Klube me blutë.

Nuk dihet nëse mesfushori do të donte të rikthehej në atdheun e tij ku një mundësi tepër e mirë mund të ishte PSG-ja. Kryeqytetasit në të kaluarën kanë shfaqur interes për të pasur në radhët e tyre lojtarin i cili u shpall Kampion Bote me Francën në vitin 2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"