I paarritshëm Hamilton, piloti britanik fiton “pole position” e 101-të në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2021 | 17:02

I paarritshëm Hamilton, piloti britanik fiton “pole position” e 101-të në karrierë

Kampioni aktual i Formula 1, Luis Hamilton fitoi pole position për Çmimin e Madh të Hungarisë. 

hami

Piloti i Mercedesit në pistën “Hungaroring” arriti ‘’pole position’’ e tretë pole këtë sezon, dhe 101 -tën në karrierën e tij. Një rekord absolut ky nga britaniku i cili nuk ka ndërmend të ndalet duke shkruar emrin në histori të këti sporti.

Herën e fundit që Hamilton filloi si i pari këtë sezon ishte në Çmimin e Madh të Spanjës, i cili ishte 6 gara më parë. Shoku i tij i skuadrës Valteri Botas do të nisë nesër i dyti, ndërsa Maks Verstpen i Red Bull do të fillojë nga pozita e tretë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"