I nis ndeshjet nga stoli, Hazard: Më pëlqen stili italian i Sarrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 15:53

I nis ndeshjet nga stoli, Hazard: Më pëlqen stili italian i Sarrit

E nis nga stoli, po ashtu si në ndeshjen e parë kundër Hadërsfilldit javën e kaluar (ku shërbeu gjithashtu një asist, për Pedron): shkak edhe ngarkesa e Botërorit. Edhe ndaj Arsenalit me hyrjen e tij në fushë Çelsi ndryshoi ritëm. Eden Hazard dha pasimin-gol për Markos Alonson që vulosi shifrat 3-2 në sfidën e derbin e djeshëm.

hazard-470x315

Në përfundim të sfidës, belgu u shpreh i lumtur për rezultatin, por i pakënaqur për faktin se e nisi nga pankina. “Është më mirë të jesh në fushë se spektator nga stoli, por skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe më gëzon fitorja”. Hazard më pas analizoi punën me trajnerin e ri Mauricio Sarri dhe pranoi se e pëlqen stilin e tij italian. “Tipi i trajnerit që kërkon gjithmonë të ketë topin, ta kontrollojë: është mënyra që më pëlqen, dua të luaj dhe të kem topin në këmbë. Kemi lojtarë që mund të dhurojnë spektakël. Sarri është një teknik fantastik, po ashtu si Konte, me të cilin punuam përpara tij”, përfundoi Hazard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"