I ngjiti në Superiore pas 19 sezonesh mungesë, Nevil Dede: Humba 1 vit në Shijak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 21:59

I ngjiti në Superiore pas 19 sezonesh mungesë, Nevil Dede: Humba 1 vit në Shijak

Erzenit iu deshën 19 vite që të kthehej në elitë dhe meritë të padiskutueshme kishte Nevil Dede. Por arritja e bërë prej trajnerit dhe ekipit është gati të flaket tutje nga kupola drejtuese. Situata në Shijak ka marrë të tatëpjetën dhe jo vetëm kanë rroga të prapambetura, por rrezikojnë të mos licencohen në elitë.

Nevil Dede2

Për vetë 47-vjeçarin ka qenë një rrugëtim sfilitës dhe hapur e ka thënë që nuk dëshiron të vazhdojë më. Në studion e emisionit “Skaner” për këtë çështje, ai tha.

“Nuk vajta për një rrogë në Shijak, por sepse një mik shumë i mirë imi më prezantoi një projekt shumë ambicioz dhe serioz, që do i shërbente mbi të gjitha qytetit. Tani ai po venitet avash avash. Jo pa shkak e thashë që janë në ‘hatlla’, në gjuhë popullore. Po venitet sepse askush nuk lëviz nga vendi.

Në dijeninë time bashkia dha një pjesë të parave apo të fondit që i duhej kësaj skuadre. Por duhej të bënte shumë-shumë më tepër. Brenda kuadrit ligjor duhet të paktën klubin dhe asetet t’ia jepte shoqatës, që ata t’i zhvillonin nëpërmjet edhe projekteve zhvilluese që bën FSHF-ja, ta çonin këtë klub përpara.

Mbi të gjitha të ishte një klub i licencuar, të paktën të kishin stadiumin e tyre të licencuar. U harxhuan shumë energji, për mua pa sens, për të luftuar federatën apo edhe Dukën, sesa të mendonin si të zhvillonin bashkëpunimin dhe të kishin një frymë pozitive dhe ta çonin përpara këtë klub. Humba një vit në Shijak”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"