I nevojshëm në këto momente, Vllaznia nuk shlyen dënimin e titullarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2020 | 17:53

I nevojshëm në këto momente, Vllaznia nuk shlyen dënimin e titullarit

Vllaznia ka hyrë në fazën me delikate të sezonit. Vendi i 8-të i çon në “play out” dhe shkodranët do të bëjnë çmos që t’i largohen në këto 180 minutat e mbetura. Këtë të premte udhëtojnë në kryeqytet për të sfiduar Partizanin dhe mungesat janë të pashmangshme.
pjimage
Veç mesfushorit Behar Ramadani të dëmtuar, është edhe mbrojtësi Renato Malota i dënuar nga Komisioni i Disiplinës. Edhe pse është mundësia që të konvertohet në para gjysma e dënimit (1 milion lekë për ndeshje), klubi duket se nuk ka në plan që të paguajë. Të paktën deri dje nuk kanë kryer asnjë procedurë për rikthimin e mbrojtësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"