I mungon një formacion i tërë, Real Sociedad luan në Europë pa 11 lojtarë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2021 | 18:52

I mungon një formacion i tërë, Real Sociedad luan në Europë pa 11 lojtarë!

Real Sociedad do të kërkoj kreun e grupit në përballjen direkte më kryesuesit e Monakos, pas barazimit kundër PSV në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Europës.

asdsaasdasdasd

Ekipi spanjoll vjen në këtë ndeshje pas 7 ndeshjesh pa humbje me 5 fitore dhe 2 barazime në të gjitha kompeticionet dhe me një rekord pozitiv në ndeshjet direkte me Monakon. Në dy ndeshjet e fundit ndërmjet dy ekipeve, kanë qenë spanjollët ata të cilët kanë fituar të dyja ndeshjet me rezultatin 2-0

Por në këtë ndeshje të radhës, ajo që bie më shumë në sy është fakti se Real Sociedad do të këtë plot 11 mungesa, ku ndër më kryesoret do të jenë të Aleksandër Isak dhe David Silva I cili humbi për arsye dëmtimi edhe ndeshjen e parë kundër PSV Einthoven.

Lista e plotë mungesave për duelin e të enjtes:
1-Barrenetxa ( Dëmtim në shpinë)
2-Fernandez (Dëmtim në gju)
3-Guridi (Dëmtim muskulor)
4-Ijaramendi (Dëmtim muskulor)
5-Aleksander Isak (Dëmtim në kofshë)
6-Monreal (Dëmtim në gju)
7-Paçeko (Dëmtim në gju)
8-Riko (Dëmtim muskulor)
9-David Silva (Dëmtim muskulor)
10-Sola (Dëmtim në gju)
11-Sorloth (Dëmtim në kofshë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"