I mundi Teuta, Laçi pezullon pa afat mbrojtësin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 10:02

I mundi Teuta, Laçi pezullon pa afat mbrojtësin e ri

Kategoria Superiore ka mbyllur çerekun e rrugëtimit sezonal dhe në përfundim të fazës së parë nuk ka skuadra të pamundura. Laçi ishte fortesa e fundit e pathyeshmërisë që ra pikërisht në javën e nëntë, ku kurbinasit u mundën 3-0 nga Teuta. Pas humbjes drejtuesit kurbinas kanë pezulluar pa afat mbrojtësin Andi Hadroji.

Hadrpk

Laçi dështoi që në provën e parë të zhvillimit të ndeshjeve në fushë asnjanëse, pasi fusha e stadiumit të tij i është nënshtruar rehabilitimit. Kurbinasit ishin pritës ndaj durrsakëve, por ndeshja u luajt në “Elbasan Arena”. Faktori fushë, por edhe dalja me karton të kuq e sulmuesit Redon Xhixha që në start të takimit ndikuan në humbjen e parë të skuadrës së trajnerit Artan Mërgjyshi. Fusha do të jetë problem edhe për disa kohë për kurbinasit dhe problemi vazhdon edhe në ndeshjen e parë të fazës së dytë, ku bardhezinjtë janë pritës.

37390370_1588420207951652_2108628393133080576_o

Laçi-Kukësi është planifikuar të luhet të dielën e 28 tetorit, por akoma nuk është përcaktuar se ku do të luhet dueli i të pastrehëve. Quhet duel i të pastrehëve, pasi edhe Kukësi është i detyruar këtë sezon që miqtë t’i presë në fushë asnjanëse.

“Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” janë stadiumet që ka përdorur Kukësi këtë edicion si shtëpi, kështu që edhe në këtë rast ku Laçi është pritës, njëri nga këto dy destinacione pritet të përzgjidhet për takimin e radhës. Përveç faktorit fushë, ndaj Kukësit, Laçi do të vuajë edhe mungesën e sulmuesit Xhixha, që është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori ndaj Teutës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"