“I mërzitur me rezultatin dhe lojën”, Shkëmbi: Nuk duhet ta bëjmë dramë, ja ku çaloi Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 18:14

“I mërzitur me rezultatin dhe lojën”, Shkëmbi: Nuk duhet ta bëjmë dramë, ja ku çaloi Teuta

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes ndaj Skënderbeut në Korçë, e cila ishte dhe e para në kampionat për durrsakët. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku korçar u shpreh:

bandicam 2019-09-21 18-09-06-664

“Jam i mërzitur, për rezultatin dhe mënyrën se si luajtëm dhe si pësuam gol. Gabuam me rreshtimin dhe vendosjen te goli. Skënderbeu vazhdon të jetë i frikshëm. Unë mendoj që nuk duhet ta bëjmë dramë, por u bënë 2 ndeshje që kemi probleme në fazën sulmuese, sidomos në 30 metrat e fund. Patjetër që kjo është një përgjegjësi e ima dhe një problem që duhet ta zgjidhim.

Në qoftë se Çyrbja do të shënonte gol, atëherë do të thonim që stoli e ndryshoi lojë. Janë disa momente që lojtarët që luajnë nga stoli dhe vijnë nga fillimi duhet ti shfrytëzojnë. Skënderbeu i shfrytëzoi momentet, ndërsa ne jo.

Sot nuk kam parë ndonjë lojtar egoist. Çyrbja bëri një lëvizje të mirë, e goditi topin, duhet të rregullojë shënjestrën. Për sa i përket Kallakut, të gjithë jemi dakord që cilësitë e tij na mungojnë. Por futbolli kështu është. Është diçka që duhet ta zgjidhim pa Kallakun deri në momentin që do jetë në formën e tij më të mirë”, u shpreh Shkëmbi!

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"