I mbaroi huazimi tek Roma, mbrojtësi: I keqardhur që nuk mund të përfundojmë atë që nisëm
Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Kris Smolling ndjehet i keqardhur që nuk do luajë me Romën në ndeshjen ndaj Seviljes në Europa Ligë. Smolling muk u përfshi nga Roma në skuadrën që do marrë pjesë në Europa Ligë, pasi ekipi kryeqytetas nuk arriti dot një marrëveshje me Mançester Junajtid për zgjatjen e huazimit apo blerjen përfundimtare të mbrojtësit anglez.
30 vjeçari ndihmoi Romën të rënditej në vendin e pestë në Seria A. Roma nuk e përfshiu mbrojtësin në skuadrën që do marrë pjesë në Europa Ligë pasi nuk arriti marrëveshjë me Mançester Junajtid dhe Smolling ndihet i keqardhur që nuk do ndihmojë Romën në ndeshjen ndaj Seviljas. Mbrojtësi bëri një postim në rrjetet sociale ku shpreh keqardhjen që nuk do jetë për ndeshjen ndaj Seviljes dhe shpreh mirënjohjen për ekipin e Romës. “Jam i keqardhur që nuk mund të përfundoj atë që nisëm këtë sezon. Ishte speciale të përjetoja dashurinë që u shfaq ndaj meje në një periudhë të shkurtër dhe nuk do ta harroj.
Dua të falënderoj dhe të uroj fat dhe më të mirat për të gjithë lojtarët dhe stafin kundër Sevilla”, shkruan Smolling në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"