“I marr unë përgjegjësitë për humbjen me Besëlidhjen”, Sormani: Nuk funksionoi asgjë, i kërkoj falje tifozëve dhe presidentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:32

“I marr unë përgjegjësitë për humbjen me Besëlidhjen”, Sormani: Nuk funksionoi asgjë, i kërkoj falje tifozëve dhe presidentit

Partizani pësoi një humbje turpëruese me rezultatin 3-0 ndaj Besëlidhjes në Kupë, gjë e cila ka sjellë edhe irritimin e tifozëve të ekipit të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes, ka folur edhe Sormani i cili është shfaqur tepër i zhgënjyer për rezultatin, teksa u shpreh:sormani

3 humbje radhazi?

I marr unë të gjitha përgjegjësitë për këtë ndeshje. I kërkoj falje tifozëve dhe presidentit, të gjithë njerëzve që punojnë në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për këtë.

E kishit parashikuar të vështirë ndeshjen?

Duhet t’i bëjmë komplimente Besëlidhjes, pasi bënë lojën e tyre. Ndërkohë që ne nuk bëmë të njëjtën gjë, nuk kishim shpirt gare.

Çfarë nuk funksionoi?

Nuk funksionoi asgjë.

Besoni te përmbysja?

Atë që presim ndeshjen e kthimit, është se duhet të luajmë si një skuadër. Objektivi im është që t’i jap shpirt skuadrës, diçka që nuk e ka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"