I majti nga Portugalia dhe i djathti nga Zvicra, Kukësi zyrtarizon dy afrimet e reja për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 16:50

I majti nga Portugalia dhe i djathti nga Zvicra, Kukësi zyrtarizon dy afrimet e reja për sulmin

Klubi i Kukësit ka nisur të lëvize në merkato dhe përveç largimeve të shumta që ka bërë mes atyre që zhgënjyen në këtë sezon, ka nisur të afrojë futbollistë për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Hallaçi që ai të ketë sa më shumë alternativa në dispozicion.

Collage Maker-25-Jan-2023-04.49-PM

Klubi ka bërë të ditur se ka nënshkruar me futbollistin ganez Xhonson Ousu, i cili është sulmues i majtë dhe vjen nga kampionati portugez i futbollit ku ka luajtur kohët e fundit. ”Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i majtë Xhonson Ousu është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për dy sezone e gjysmë. 24-vjeçari ganez vjen te Kukësi nga kampionati portugez ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Camacha. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Trinity Zlin në Çeki, Braga U19 dhe Maritimo B në Portugali. Në kampionatin ganez, Xhonson ka luajtur me ekipe si Dreams FC e Inter Allies”, shkruanin verilindorët.

Ata bënë të ditur njëkohësisht se kishte firmosur edhe sulmuesi Erduan Smajli, i cili vinte nga futbolli zviceran. “Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi i djathtë Erduan Smajli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër. 19 vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Chiasos teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Young Boys. Smajli ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Genoas në Itali”, shkruhej në njoftimin e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"