“I lumtur që shënova”, heroi i Egnatias: Ja pse nuk luajta në nivele më të larta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 20:12

“I lumtur që shënova”, heroi i Egnatias: Ja pse nuk luajta në nivele më të larta

Egnatia mori një fitore shumë të rëndësishme dhe i jep fund krizës përballë Teutës. Heroi i sfidës ishte Artur Magani, i cili shënoi dy gola. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport”, sulmuesi foli lidhur me paraqitjen e tij.

magani

“Ishte një periudhë jo e mirë, kam kaluar edhe një dëmtim 2-mujor. Jam shumë i lumtur që shënova dhe i dhashë 3 pikë skuadrës. Shpresoj shumë të vazhdoj të shënoj, goli të rrit vetëbesimin dhe skuadra pret që sulmuesit të shënojnë. Dua të kap formën më të mirë fizike dhe të vazhdoj të shënoj e të ndihmoj skuadrën.”

Karriera e tij dhe e vëllait

“Gjithë familja festoi për këto gola, edhe ish-trajneri, pra babai im, ka festuar. Nuk i ka pritur mirë humbjet që kemi marrë. Unë dhe vëllai mund të luanim në nivele të larta. Pak është përgjegjësia e jona, por nuk na kanë lënë të luajmë.”

Trajneri

“Trajneri ka drejtuar ekipe shumë të mira në Shqipëri. Drejtoi Shkumbinin, Flamurtarin me të cilin doli kampion për mendimin tim. Ka drejtuar edhe Tiranën, pra ekipet më të mira në Shqipëri”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"