“I lumtur nëse arrij 15 gola”, Uzuni tregon objektivat e sezonit: Që kur erdha te Ferencvarosh më mungon vetëm një gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 17:13

“I lumtur nëse arrij 15 gola”, Uzuni tregon objektivat e sezonit: Që kur erdha te Ferencvarosh më mungon vetëm një gjë

Myrto Uzuni është kthyer në një vite e gjysmë në liderin absolut të sulmit të Ferencvaroshit. Falë kontributit të tij klubi hungarez ka fituar titullin në Hungari e është afirmuar në një skuadër e cila luan rregullisht në fazën në grupe të Europës.

uzuni

Tashmë për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare ka objektiva të tjerë para. “Sa gola do të dëshiroja në sezon? Do të isha i lumtur me 15”, shpjegoi ai për “Nemzeti Sport”. “Deri tani jam në kuotën e 7 golave në kampionat, por ishim pak të shpërqendruar në pjesën e parë, Ishte Liga e Kampioneve, pastaj grupet e Ligës së Europës, na mori shumë energji. Sigurisht, e dinim që kampionati nuk duhej lënë pas dore, por ishim të impenjuar në shumë fronte. Guxoj të them 15 gola, pasi në pranverë duhet të kemi kujdes vetëm për kampionatin dhe Kupën. Do të ishte mirë të arrinim këto objektiva”, vijoi ai duke treguar objektivat e tjerë sezonalë.

“Dua titullin dhe Kupën e Hungarisë. Që kur kam ardhur te Ferencvarosh, vetëm kjo e dyta më mungon nga koleksioni im. Shkova në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Europës, isha kampion i Hungarisë. Tani dua të jem edhe fitues i Kupës së Hungarisë”, u shpreh Uzuni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"