I lindur për rekorde, talenti 18-vjeçar hyn në historinë e Bajernit. Mësoni statistikën e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 20:17

I lindur për rekorde, talenti 18-vjeçar hyn në historinë e Bajernit. Mësoni statistikën e veçantë

Talenti 18-vjeçar i Bajernit, Xhamal Musiala, me dy golëshin e shënuar ditën e sotme ndaj skuadrës së Volfsburgut u bë lojtari më i ri në historinë e futbollit gjerman që shënon 6 gola në një sezon.

musi

Musiala bëri debutimin e tij me Bajernin në 20 qershor të vitit 2020 në një ndeshje për kampionat kundër Frajburgut, duke u bërë lojtari më i ri që luajti një ndeshje për bavarezët në Bundesliga, në moshën 17 vjeç e 115 ditë.

Musiala shënoi golin e tij të parë në Bundesliga në një fitore 8-0 ndaj Shalkes në shtator 2020, për t’u bërë golashënuesi më i ri i Bajernit në moshën 17 vjeç e 205 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Roke Santa Kruz, i cili kishte shënuar në moshën 18 vjeç e 12 ditë.

Me gjashtë golat e shënuar këtë kampionat, Musiala zëvendësoi në librat e rekordeve Maks Mejer të Këlnit, kur sulmuesi gjerman  bëri të njëjtën gjë me ekipin e Shalkes në sezonin 2013-2014. Bajerni  është në rrugën e duhur për të fituar titullin e nëntë radhazi këtë sezon, pasi është shkëputur me 7 pikë nga Lajpcigu i vendit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"