“I lidhur ngushtë me krimin”, përse iu mohua presidentit të Çelsit rezidenca në Zvicër?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 14:58

“I lidhur ngushtë me krimin”, përse iu mohua presidentit të Çelsit rezidenca në Zvicër?!

Roman Abarmoviç dy vjet më parë kërkoi që të merrte të drejtën e rezidencës në fshatin Verbier në Zvicër. Por kërkesa e manjatit rus u refuzua nga autoritet zvicerane, ku nuk doli ndonjë arsye bindëse. Por sot është “The Guardian” që ka hedhur dritë mbi këtë çështje.

Chelsea-news-Roman-Abramovich-962585

Sipas medias angleze, presidenti i Çelsit shihet si një person me rrezikshmëri shoqërore dhe ndërkombëtare për Zvicrën. Me sa duket Abramoviç dyshohet të jetë i lidhur ngushtë më një rrjet të madh pastrimi parash, dhe krimi të organizuar. Kështu rusi ka hedhur në veprim të gjithë avokatët e tij për zbardhjen e çështjes dhe sipas tyre thuhet se:

abramovic

“Çdo skenar, sipas të cilit Abramoviç është i përfshirë në pastrim parash apo krim të organizuar, është fals dhe mashtrim publik. Roman Abramoviç nuk është akuzuar kurrë për asnjë nga këto krime dhe nuk ka asnjë precedent penal.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"