I largoi si “të padobishëm” nga Partizani, “Bobi” ritakohet me ish-lojtarët e tij në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 10:53

I largoi si “të padobishëm” nga Partizani, “Bobi” ritakohet me ish-lojtarët e tij në Kosovë

Sulejman Strarova është trajneri i ri i Ferronikelit. Me kalimin e “Bobit” në Kosovë çështja e titullit në “Vala Superliga” mund të kthehet në një betejë mes trajnerëve shqiptarë.

starova ferronikeli

Ferronikeli pas 24 javësh mban vendin e katërt me 38 pikë, tre më pak se Liria e trajnerit Bledi Shkëmbi, 5 pikë më pak se Prishtina e trajnerit Mirel Josa që ndodhet e dyta.

Maliqi-Behar

Por, ekipi i Starovës ka dy pikë më shumë se Trepça ’89 e trajnerit Gugash Magani. Te Ferronikeli, Starova gjen edhe ish-lojtarë të Partizanit, kapitenin e ekipit Behar Maliqi, si dhe dy të rinj që ai nuk i pëlqeu te “demat”, Laurent Ismailaj dhe Ardit Jaupaj.

jaupaj

Ismailaj-Fili-Jaupaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"