“I kuqi i Kuadrados ishte i tepruar”, flet Sarri: Edhe pse humbëm, forma e ekipit është në rritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 8:47

“I kuqi i Kuadrados ishte i tepruar”, flet Sarri: Edhe pse humbëm, forma e ekipit është në rritje

Juventusi pësoi humbjen e parë për këtë sezon, mbrëmjen e djeshme, në “Olimpico” nga Lacio, me rezultatin 3-1. Bardhezinjtë kapitulluan pas kartonit të kuq që mori Kuadrado në pjesën e dytë. Mauricio Sarri në deklaratën pas ndeshjes, është shprehur se ai karton ishte i ekzagjëruar dhe derisa investigimi i medias italiane të bëjë punën e vet, trajneri i Juventusit, i del në mbrojtje Kuadrados. 

sarri

“Mu duk shumë i tepruar ai karton i kuq ndaj Huanit. Nuk besoj se ekzistonin limitet për përjashtimin e tij, duke parë edhe se topi po shkonte drejt vijës anësore dhe nuk mendoj se ishte një rast i pastër për gol, që duhej të meritonte të kuqin. Më vjen keq, sepse pikërisht ky episod ishte ai që kushtëzoi ndeshjen, por edhe disa të tjerë, ndonëse nuk është e rëndësishme. Edhe pse rezultati është tepër negativ, nota pozitive e ndeshjes është forma në rritje e ekipit”.

“Pashë të gjithë që të vraponin më shumë. Mes tyre edhe Ronaldon, i cili më në fund ka nisur që të stërvitet me regjim të plotë dhe kjo u pa qartë në fushë. Ajo që gjithashtu shpresoj është që Bentankur të mos ketë asgjë serioze, edhe pse e vërteta është që nuk jemi shumë optimistë mbi dëmtimin e tij. Madje, dalja e Bentankurit nga fusha na bëri që të humbnim shumë terren, sepse për momentin, Rodrigo është jetik për sistemin tonë të lojës”, u shpreh trajneri bardhezi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"