I kuq dhe penallti në minutën e 95-të! Shqipëria U-21 mundet në Irlandën e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2017 | 22:20

I kuq dhe penallti në minutën e 95-të! Shqipëria U-21 mundet në Irlandën e Veriut

Kombëtarja shqiptare U-21 është mundur në mënyrë dramatike në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Europianit të kësaj grupmoshe që ka luajtur sot në Irlandën e Veriut. Gjithçka ka ndodhur në mënyrë kontroverse në shtesën e ndeshje, pas një kartoni të kuq të Bares dhe një penalltie të akorduar.

Foto nga Endri Cokaj

Foto nga Endri Cokaj

Pjesa e parë

Të dy skuadrat kanë dhuruar një ndeshje të luftuar në mesfushë, e si rrjedhojë pa shumë raste për shënim. Bare me goditje dënimi, por edhe Ndoj dhe Durmishaj kanë krijuar raste para portës kundërshtare por duke mos arritur të kalonin portierin Mitçëll, ndërsa në fundin e pjesës të parë kishte drithërima edhe në portën kuqezi pas një rasti të Smith.

Foto nga Endri Cokaj

Foto nga Endri Cokaj

Pjesa e dytë

Irlanda e Veriut e filloi me shumë vrull pjesën e dytë, duke u shfaqur disa herë para katërkëndorit të Selmanit, i cili arriti të devijonte gjuajtjet e Gorman dhe sidomos Tompson, lojtarit më të rrezikshëm të vendasve. Por me kalimin e minutave, kuqezinjtë filluan të shihnin mw shumw drejt katërkëndorit të ekipit irlandezo-verior, duke shpërdoruar me Durmishajn një mundwsi të mirë në minutën e 68-të.

Me kalimin e minutave loja u bë shumë më e ndezur, me ndërhyrje të parregullta nga të dy palët.  Bare nuk arriti të ruante qetësinë në minutat e fundit duke përfunduar dy herë në bllokun e gjyqtarit të ndeshjes, në minutat 87 dhe 94., për të lënë ekipin me 10 futbollistë. në rastin e dytë, faulli i tij u ndëshkua edhe me një penallti, të cilën Donelli e ktheu në gol, duke i dhënë suksesin 1-0 skuadrës vendase.

Irlandë e Veriut-Shqipëri 1-0

90’+5 (p) Donelli

Irlandë e Veriut: Mitçëll, Donelli, Xhonson, MekDermot, Doherti, Damigan, Danudi (63′ Kenedi), Smith, Gorman, Tompson, Parkhaus (77′ MekGonigëll).

Trajner: Ian Baraklou

Shqipëri: Selmani, Ceka, Toli, L. Maloku, Tafa, Doka, Ndoj, Bare, Krymi (90’+2′ Laci), Hebaj (64′ Abazaj), Durmishaj (82′ Mustafaj).

Trajner: Alban Bushi

KV: Xhonson, MekDermot, Gorman / Ndoj, Toli, Durmishaj, Bare, Maloku

KK: Bare

Gjyqtar: Dontas Rumshas (Lituani)

shpresat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"