“I kërkova Ronaldos që të ulërinte në fushë”, Pirlo lëshon alarmin: Nuk kam më zëvendësime në dispozicion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2021 | 11:17


“I kërkova Ronaldos që të ulërinte në fushë”, Pirlo lëshon alarmin: Nuk kam më zëvendësime në dispozicion

Juve frenoi në garën e saj me ekipet e Milanos në “Bentegoti” dhe trajneri Andrea Pirlo shpjegon atë që nuk shkoi me Veronën që po shndërrohet në një “mace të zezë” për kampionët e Italisë këto kohët e fundit:

pirlo.juve.roma.2020.21.sguardo.750x450

“Sa keq që nuk arritëm ta menaxhojmë avantazhin. Gjëja më e vështirë ishte të shënoje, ne e bëmë, pastaj nuk arritëm ta ruajmë rezultatin. Na mungoi pak agresiviteti dhe mungesa e përvojës nuk na lejoi që të menaxhonim në maksimum situatat më delikate të ndeshjes”.

MUNGESË PËRVOJE – “Duhet t’i sillnim në shtëpi tri pikët. Kur pashë më pak intensitet, i kërkova Ronaldos dhe Sandros që të ulërinin në fushë në minutat e fundit. Me shumë lojtarë të rinj nuk është e lehtë dhe nuk kishim ndërrime për të bërë. Na vjen keq, sepse e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, një ndeshje ‘e ndyrë’. Na mungoi pak agresiviteti dhe në rastin e golit kishte disa vogëlsira që të rinjtë nuk i kuptojnë ende dhe që bëjnë diferencën. Kur je në avantazh, këto ndeshje duhet që t’i fitosh. Është një fatkeqësi që lamë pikë. Duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë rastet. Na mungonin lojtarët me eksperiencë. Nuk kisha zëvendësime për të bërë, përveçse kemi edhe shumë futbollistë të rinj”.

MODULI – Pastaj tekniku shpjegon përse nuk kishte shumë opsione për të ndryshuar dinamikën e ndeshjes atëherë kur presioni i rezultatit u shtua: “Mendova edhe të ndryshoja modulin, por shikoja stolin dhe nuk kisha mundësinë të bëja ndërrime. Kishim përgatitur një 3-4-2-1, në mënyrë që t’i sulmonim kur nisnim aksionin. Në pjesën e dytë e ulëm ritmin dhe ra intensiteti. Jemi shumë të varur nga golat e Kristiano Ronaldos? Po të kishim pasur Moratën dhe Dibalën, do të kishim qenë më komodë, do të kishte qenë çdo skuadër. Ata janë dy lojtarë që do t’i kishin munguar çdo ekipi. Titulli? Objektivi ynë është të fitojmë që t’i afrohemi sa më shumë kreut për ta luajtur kampionatin deri në ndeshjen e fundit”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/